Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web


Fshatra
Home 

Foto 

Poezi

Poezi per SMS

Librin e Mysafireve

Humor

Fshatra


 

Nerashti

Nerashti eshte nje fshat i cili ben pjes ne rethinen e tetoves eshte

nje fshat i lasht qe daton prej kohrave te las hta
Eshte i banuar krejtsisht me shqiptar
Ne harten gjeografike ben pjes me 20 Km ne katror
Per afersisht ka mbi 6000 banor lrejtsisht Shqiptar  
Me reth 750 shtepij

Nerashti i përket një fshatit me kultur të zhvilluar në krahasim me fshatërat për reth.
I përngjan nje qyteti edhe pse gjendet disa kilometra larg qytetit.
Ka të zhvilluar shum ekonomin, në fshat kultivohen shum lloje të bimëve që don të thot se është i pasur me pasuri natyrore dhe artificiale e cila është arit me ndihmën dhe vullnetin e madh te fshatarëve të këtij fshati.
Cka e bën edhe më të pasur është se fshati Nerasht është i lidhur në katër anët me fshatëra tjer i cili është edhe si një udhekalim për disa fshatëra tjer si p.sh. në lindje me Radushën, në jug me Jugohromin, në veri me Odrin, dhe në lindje me Tetovën kjo don të thot se është vend komunikimi
apo vend transporti.
Teritori i fshatit është krejtsisht rafshinor, ka disa lloje të tokave por me dominantja është toka pjellore me të cilën miren bujqit për kultivimin e saj.

Fshatrat

Collopeki                                  

Çellopeki është vendbanim mesjetar, pasi sipas dokumenteve turke në vitin 1453 ka patur 90 familje, ndërsa, në vitin 1468 124 familje, dhe fillimisht i quajtur Ballisht.

· Në kohën e pushtimeve serbe të këtyre trojeve, fshati Ballisht u emërua në gjuhën sllave Çellopek që për fat të keq edhe sot e kësaj dite quhet si i tillë, por në të ardhmen e afërt do ti kthehet emri origjinal i parë siç e përmendëm edhe më lartë Ballisht.

· Fshati Çellopek në gjendet rëzë Malit të Thatë në pjesën jug-lindore të Pollogut të Poshtëm                          

· Gjendet në një lartësi mesatare mbidetare prej 460-600 metra, dhe 11.5 km në juglindje të Tetovës

· Popullsia aktive e Ballishtit meret me bujqësi, tregti, transport, hotelieri dhe një pjesë e konsiderueshme gjendet në disa vende të Europës si në; Gjermani, Zvicër, Danimarkë, Norvegji, Itali, Austri etj.

· Në të ardhmen e afërme fshati Ballisht do të zhvillohet në një vendbanim modern dhe të arsyeshëm kohor, pasi ka tendenca të ndërtimit të objekteve ekonomike të cilat edhe më shpejtë dota ndihmojnë rritën e këtij vendbanimi që edhe ashtu shënon trende solide demografike.

Përshefca

Pershefca eshte nje fshat , qe gjindet prane ruges kryesore Tetove-Ferizaj. Pershefca ka afer 600 shtepi me mbi 3000 banore . Pershefca ka nje klub futbalistik i cilli e mban emrin KF Jehona , ka edhe Shoqerine Kullturore Artistike "Jehona" e cilla ka mare pjese ne festivale te ndryshme. Ne Pershefce per cdo vit , ne javen e fundit te korikut e kemi Javen Kultuorore Artistike Jehona" Ne ket jave Pershefca ka fest , mbahen gara sportive ne Futboll , vrapim , basketboll etj . Gjithashtu mbahen shfaqe Teatri sidhe ne fund te javes mahet koncerti tradicionial. Mergimtaret e shumte te keti fshati kryesisht ne ket kohe gjenden prane familjes , prane fshatit dhe bashk e festojn javen e Pershefces. 
Ne periferi te Pershefces e kemi Stadiumin "Burimi" ku i mban ndeshjet KF Jehona . Ne fshat kemi disa kaffeteri(Fontana) si dhe cajtore , po kemi edhe dy restorante moderne sidhe nje Hotel . Ne rethine jane ma te njohur restorantet "Ulqin" sidhe "Berlin" , aty keni mundesi me kremtuar festime familjare sidhe dasma .

Striemnce

Fshati Strimnice shtrihet ne verilindje te Pollogut, nja 7 km ne juglindje te Tetoves, rreze Malit te Thate dhe ze nje pjese te fushes ne te dy anet e lumit Vardar. Ky vend eshte shume i pershtatshem per vendbanim, per shkak te kushteve te volitshme per ruajtjen e gjese dhe per zhvillimin e bujqesise. Fshati eshte i vendosur rreze malit, ne nje gryke te rrjedhes se nje perroji, i rrethuar me kodra te buta malesh, kurse ne rrafsh shtrihet fusha e Pollogut, neper te eilen kalon lumi Vardar, qe ka plotesuar nevojat e ndryshme te popullates me uje, qofte per ujitjen e siperfaqeve te mbjella me kultura bujqesore, qofte per nevojat e tjera ne fushe te bujqesise apo te blegtorise. Fshati ka qene i vendosur kryesisht ne pjesen kodrinore te rrezes se malit, por gjate pese dekadave te fundit, duke filluar qe nga viti 1955, eshte zgjeruar nga veriperendimi ne pjesen rrafshinore te sinorit te vet dhe tani ze nje pjese te fushes pergjate udhes qe e lidh me Tetoven, si qender kryesore dhe shume e rendesishme e Pollogut.
Fshatrat e Pollogut Jane te vendosura si varg rrezes se Sharrit ne njeren ane dhe rrezes se Malit te Thate dhe grykes se Dervendit ne anen tjeter, kurse nje pjese e vogel eshte vendosur ne fushen e Pollogut. Fshatrat e Sharrit dhe te Malit te Thate Jane me te moçme, kurse te fushes jane te reja dhe te krijuara kryesisht neper çifligjet e pashallareve dhe te bejlereve turq. Ngritja e vendbanimeve rreze maleve dhe gjurmet e tjera te botes se bardhe ne bregun e djathte te Vardarit afer fshatit Zheline, vendet qe kane pamje te tarracave te liqenit siç eshte Loma e Ballekit ne Zheline, tarracat te çengelat ne Leshnice te Poshtme, Loma e Limjonit ne perendim te Strimnices nga Mali i Thate dhe tarraca te ngjashme rreze Sharrit ne Balltepe te Tetoves, madje ndermjet Tetoves dhe Leshkes, flasin per nje faze te hershme te ekzistimit te nje liqeni ne pellgun e Pollogut. Thuhet se gryken e Pollogut e kane hapur romaket, afer fshatit Radushe, ne rrjedhen e tashme te Vardarit. Me kalimin e kohes eshte shterur uji i liqenit, kurse nga rrjedhat e lumejve të Sharrit dhe përrenjtë e Malit të Thatë jan shtresuar lymishte, qe fushen e Pollogut e kanë bërë shum pjellore.

Vendbanimet me te vjetra hasen rrëzë malesh. Ne anen e Malit te Thatë janë gjetur mbeturina vendbanimesh, në bregun e djathtë të Vardarit, afer Zhelines, ne vendin qe sot quhet Bellopoje, dhe ne mes te fshatit, ne vendin e quajtur Gradina, mandej ne fsh. Rogle te Dervendit, qe jane te periudhes se neolitit, 6.000 - 4.000 vjet para e.s. Po ashtu e periudhes se mevonshme historike do te jete nje vendbanim i vjeter ne arat e strimnicasve, pergjate udhes per ne f. Bervenice, prej te vendi i quajtur Hajmalia, nga Vajdhi e deri ne Sidoll, qendra e te cilit do te kete qene te Ledina e Vajdhit, ku kryqezohen kater udhe. Gjate lerimit te arave ne keto vise shpeshhere jane gjetur tjegulla qeramike, ene prej bote, qypa dhe mbeturina te tjera te lendes se ndertimit, por nukjane bere studime arkeologjike, prandaj edhe nuk ekzistojne shenime per kete lokalitet.

Fshati Strimnice per nga madhesia hyn ne grupin e fshatrave mesatare te Pollogut dhe te fshatrave te vendosura ne malin Sharr dhe ne Malin e Thate, te cilat gravitojne ne Pollog, me tendence te rritjes se panderprere. Lakorja e fshatit shenon dinamike pozitive dhe pershkon te dhena perafersisht te sakta se ne vitin 1900 ka pasur afer 40 shtepi 1), ne vitin 1921 - 45 shtepi, ne vitin 1947 - 105 shtepi, ne vitin 1974 ka pasur 200 familje me 1516 banore 2), ne vitin 1994, ne regjistrimm e parakohshem, ka pasur 351 shtepi - banesa me 2451 banore. Sipas shenimeve te paraqitura shihet qarte se ky fshat ka tendenca te zhvillimit dhe te rritjes se vazhdueshme.
 

 Xhepçishtit

Komuna e Xhepçishtit shtrihet në pjesën veriperendimore të Republikës së Maqedonisë, rrëzë malit Sharr. Ki Fshat ka një Sipërfaqe prej 32 km katërorë me afro 10000 banorë, 240 banorë në 1 km katërorë, dhe bënë pjesë në komunat me dendësi të lartë.
Pjesën dërmuese të popullatës e përbëjnë shqiptarët me 98% ndërsa 2% kanë maqedon.
Komuna e Xhepçishtit është komunë rurale e pa zhvilluar me infrastrukturë të dobët dhe ballafaqohet me probleme të shumta, sidomos të infrastrukturës. Pjesa më e madhe e popullsisë meret me bujqësi. Këtë komundë e përbëjnë gjashtë vendëbanime: Xhepçisht, Poroj, Gjermë, Sotol, Jeduarcë dhe Otunjë. Xhepçishti dhe Poroj jan fshatra fushor ndërsa fshatërat tjera jan malor.
Karakteristik e kësaj komune është se pas ramjes së komunizmit dhe shkatërimit të ish Jugosllavisë banorët e kësaj komune demokratizimin e kuptuan seriozisht dhe u ortanizuan politikisht dhe moralisht për tu përballuar sfidave që do të vinin, në këtë komunë mu në fshatin Xhepçisht u formua edhe partia e parë demokratike PPD-ja, e cila udhëhoqi popullin në kohën postkomuniste deri më sot.